Aplikacion
“Ne e dimë shumë mirë dhe nuk duhet të fshihemi pas gishtit. Kush i ka emëruar 70% të drejtorëve të policisë në qarqe? Ergys Agasi. Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodën, e ka financuar dhe lobuar Egys Agasi. Është publike gjëja. Bota e krimit kështu funksionon.”
Klodiana Lala, gazetarja e njohur e kronikës, tha se mbante përgjegjësi penale për këtë deklaratë të fortë të bërë në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu. “Dhe unë mbaj përgjegjësi penale për këtë që them” – u shpreh plot siguri ajo. “Ndërmjetësi mes Ilir Prodës dhe Edi Ramës ka qenë Ergys Agasi” përfocoi ajo në emisionin e mbrëmshëm.
Më 10 nëntor të vitit 2024 kur Ministria e Brendshme publikoi listën me pikëzimin e kandidatëve në garë për drejtorë në qarqe të gjithë panë se mes 15 të parëve që kishin mbi 70 pikët e nevojshme për t’u zgjedhur, shumica ishin shokë e miq të Ilir Prodës.
Lista e pikëzimit të kandidatëve
Tani, me largimin e Prodës nga policia, të gjithë drejtorët e qarqeve, që janë lidhje ekskluzive e tij, po bëjnë gati zyrat. I pari që mori goditjen ishte Ulian Shpataraku, njeriu më i afërt i Ilir Prodës, me të cilin e lidhin mjaft ngjarje në kohën kur punonin bashkë në Elbasan.
Të tjerët janë në pritje.
LEXO EDHE: NIS SPASTRIMI I POLICISË NGA USHTARËT E ILIR PRODËS, KUSH E KA RADHËN PAS ULIAN SHPATARAKUT?
“Pas shpalljes në kërkim të Ergys Agasit, drejtorë të caktuar të policisë kanë shkuar dhe i kanë prezantuar platformën Ylli Carës, ish -biznesmen i kromit, ish -orgak i Ilir Prodës, sepse nëse nuk kaloje të Ylli Cara, nuk mund të bëje karrierë në polici,” -rrëfeu Klodiana Lala.
Njëri pas tjetrit, nga Shkodra në Korçë, “shokët” e Ilir Prodës po pret shkarkimin.
Gazetarja Lala tregoi se si Proda kishte përdorur pozicionin e tij për të promovuar shoqërinë.
“Të gjithë këshilltarët e Ilir Prodës, për merita të veçanta, të cilët janë rrethi i tij i ngushtë, dhe disa prej tyre u janë sekuestruar celularët, përfshirë edhe Ervina Gjanën, e cila është zyrtare e lartë e krimit kibernetik në Policinë e Shtetit, dhe gjithë stafin e tij të ngushtë e ka bërë me grada të nivelit të lartë për merita të veçanta. Ndërkohë, zyrtarë të tjerë të policisë presin prej kohësh për të marrë gradën,” tha gazetarja.
Të tjerët, që i shihte si rivalë apo lidhje të rivalëve të tij, janë goditur sisematikisht nëpërmjet strukturave të policisë.
“Ka patur një sërë zyrtarë të policisë që janë ndështuar. Kur Ilir Proda është zgjedhur Edi Rama ka pritur në zyrë dy kandidatë. Ka qenë Proda dhe Altin Mena që më pas u emërua drejtor në qarkun e Lezhës dhe për hakmarrje personale u shkarkua dhe u ul në gradë me 5 vjet. Iu dha grada të pamerituara të gjithë rrethit të tij shoqëror. Mariglen Duçi, 25 vjet oficer policie, pret sot Komisionin e Apelimit për shkarkim” tha gazetarja.
Ritvan Pali, shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë u shkarkua nga detyra pasi arrestoi “vëllain” e Ilir Prodës, ish -efektivin e RENEA-s Altin Morina, për trafik droge. Pas shkarkimit u transferua në disa poste periferike, Leskovik, Devoll e Kukës, iu ul grada dhe në fund u largua përfundimisht nga policia e shtetit.
Të tjerë oficerë të policisë me kontribute disa vjeçare u larguan nga postet drejtuese dhe u degdisën në detyra periferike, të padenja për formimin dhe eksperiencën e tyre.
Altin Qato u largua nga detyra e Drejtorit të Policisë Rrugore për shkak se Ilir Proda mendonte që ai takohej me zyrtarë të lartë që Proda i konsideronte armiq. Ardian Çipa, Ermal Muçaj, Ardiatik Tafçiu ishin emrat e parë që nuk u përfshinë në strukturat drejtuese të policisë që ditën kur Ilir Proda mori komandën.
LEXO EDHE: PËRZËNIA TURPËRUESE NGA POLICIA E NJË NJERIU TË PAPËRMBUSHUR

AKSHI DHE BANDAT E ELBASANIT – PRODA, NEN HETIM NGA SPAK
Të paktën dy hetime janë në zhvillim në SPAK ku i përfshirë dyshohet të jetë Ilir Proda. Njëra për dekonspirim të aksionit të SPAK kundër bandave të Elbasanit dhe tjetra për aferat në AKSHI, ku janë marrë peng të paktën dy persona, biznesmeni Gerond Meçe dh eish -drejtori i AKSHI Daniel Shima.
Për aferat e AKSHI, gazetarja Klodiana Lala publikoi këto të dhëna: “Debatet për emrin e Prodës nisën kur u godit një grup i strukturuar kriminal që vepronte brenda AKSHI -t. Në atë kohë u firmos një masë sigurie për një nga drejtuesit e policisë së Tiranës, ndërkohë që SPAK ndau një çështje ku po hetonte lidhjet e punonjësve të policisë, përfshirë edhe drejtorit Ilir Proda, por pa i regjistruar emrin si person nën hetim me Ergys Agasin. Ka një hetim që po drejtohet nga Bledar Maksuti dhe Altin Dumani. Po hetohet krahas rrëmbimit të Gerond Meçes, po hetohet për implikim të mundshëm të zyrtarëve të policisë në rrëmbimin e Daniel Shimës, që në fakt u mbyll nga Tirana, por u rihap sepse SPAK e mori në pyetje Daniel Shimën.”
Hetimet e SPAK për aferën qindra miliona euroshe të AKSHI kanë zbuluar se Ilir Proda i ka shkuar me dhjetra herë Ergys Agasit në zyrën që kishte në zonën e ish-Bllokut. Takimet e tyre janë filmuar nga pajisjet përgjuese që mbante Agasi.
LEXO EDHE: A DO TË ARRESTOHET ILIR PRODA PAS SHKARKIMIT?
Për lidhjet me bandat e Elbasanit historia e ka zanafillën që në vitin 2024.
“Ilir Prodës i është sekuestruar telefoni nga SPAK në kohën kur punonte pranë drejtorisë së qarkut Elbasan” – thotë gazetarja Lala.
“Në atë kohë, bëhet fjalë për vitin 2024, Prokuroria e Posaçme goditi një prej organizatave më të rrezikshme kriminale që vepronte në Amerikën Latinë, në vendet e BE dhe në Shqipëri, ku kishte udhëruar edhe një seri vrasjesh. Bëhet fjalë për organizatën kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Në atë kohë pati dyshime të forta që ky operacion mund të ishte dekonspiruar dhe njëri prej personave që iu sekuestruar celulari ishte zoti Proda. Ky lajm nuk u mësua në mometin e sekuestrimit, por kur zoti Proda hyri në garë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë. Ka një hetim të hapur për këtë” – vijoi ajo rrëfimin e saj në Opinion.
Ishte koha kur në krye të policisë së shtetit ishte Muhamet Rrumbullaku. Ai, sipas asaj që sjell në kujtesë gazetarja, u shkarkua në mënyrë të dyshimtë.
“Nëse e mbani mend papritmas, një ditë, u largua sepse ishte vendosur që në atë konkursin farsë që u bë dhe që pati në fakt kandidatura shumë të mira në atë mes, ishte vendosur që të vinte Ilir Proda dhe ishte një garë e paracaktuar” – thotë Lala.
Por Ilir Proda është akuzuar publikisht edhe si “vegël” e Suel Çelës, drejtuesit të një prej bandave më të rrezikshme që vepron në Elbasan dhe që është në kërkim nga SPAK për një sërë krimesh, nga vrasjet e deri te trafiku i drogës.
Ilir Proda po e sheh veten përballë drejtësisë. Ndoshta ai nuk e kishte parashikuar kështu fatin e tij. As miku i tij Agasi nuk e kishte menduar se nga “eminenca gri” e një kryeministri të shndërrohej në të kërkuar të drejtësisë. Me siguri të një mendje kanë qenë edhe miqtë e tij që ka emëruar në postet drejtues të policisë, se nuk do të vinte dita të përballeshin me ligjin. /Zoom.al
Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti, Aurela Gaçe me lot në sy: Do e mbaj premtimin