zoom

Aktualitet

14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit, kush është “i preferuari”

14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit, kush është “i preferuari”

Pas largimit të Ilir Proda nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është hapur zyrtarisht gara për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të institucionit.

Kjo e mërkurë, 11 mars, shënoi edhe afatin e fundit për dorëzimin e aplikimeve nga kandidatët në garë.

Ndërkohë është zbardhur lista zyrtare e emrave që kanë paraqitur kandidaturën për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit.

Në listën e kandidatëve përfshihen:

Pëllumb Seferi

Elidon Çela

Alfred Çepe

Rebani Jaupi

Saimir Boshnjaku

Lorenc Panganika

Afrim Tafa

Neritan Nallbati

Idejet Faskaj

Gentian Berberi

Tonin Vocaj

Skënder Hitaj

Arjanit Arapi

Gentjan Shehaj

Mbetet për tu parë se cili nga kandidatët do të zgjidhet në krye të Policisë së Shtetit, ndëkohë në media bëhet me dije se emri i preferuar për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është Elidon Çela.

Të njëjtat burime konfirmuan se gara është e paracaktuar dhe se Çela do të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit.

Elidon Çela njihet brenda radhëve të Policisë si një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të ish-drejtorit të Përgjithshëm, Ard Veliu, ky i fundit i etiketuar si “Kambalja”.

Postime të lidhura