zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Çermë-Divjakë, një viktimë dhe 5 të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Çermë-Divjakë, një viktimë dhe 5 të plagosur

Aksident fatal me humbjen e një jete në rrugën nacionale Çermë-Divjakë, në fshatin Çermë Shkumbin.

Dy mjete, një tip BMW dhe një Opel janë përplasur kokë më kokë. Nga ky aksident ka humbur jetën një 39-vjeçar që udhëtonte me Opel dhe janë plagosur 5 persona që udhëtonin në BMW, tre prej të cilëve fëmijë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ambulanca ka dërguar të lënduarit në spitalin e Lushnjes për mjekim, ndërsa Policia e Qarkullimit Rrugor ka dokumentuar ngjarjen tragjike ku humbi jetën 39-vjeçari Barjam Kacani.

Grupi i punës nën drejtimin e prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ku humbi jetën 39-vjeçari, baba i tre fëmijëve. 

Postime të lidhura