zoom

Aktualitet

U kap me granata, tritol dhe kapsolla detonatore në çantë, arrestohet 52-vjeçari! Dyshimet e policisë

U kap me granata, tritol dhe kapsolla detonatore në çantë, arrestohet 52-vjeçari! Dyshimet e policisë

Një 52-vjeçar, i cili transportonte granata luftarake, tritol dhe kapsolla detonatore me qëllim shitjen e tyre, është arrestuar nga policia.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet P. Ç., banues në Fushë-Krujë, i cili sipas Policisë ka precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Arrestimi u krye në rrugën “Kastriotët” në Tiranë, ku gjatë kontrollit të çantës që mbante me vete, policia gjeti dhe sekuestroi 2 granata dore luftarake, 2 ndezës unifikues granatash, 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore të gatshme për shpërthim, si dhe 6 kapsolla detonatore.

Sipas Policisë, 52-vjeçari i transportonte lëndët plasëse me qëllim shitjen e tyre.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.