zoom

Aktualitet

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Vlerat më të larta të regjistruara në Berat, çfarë pritet më pas

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Vlerat më të larta të regjistruara në Berat, çfarë pritet më pas

Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë këtë të hënë ka arritur kulmin e saj. 

Termometri mesditën e sotme në Tiranë ka arritur 45 gradë në diell, duke shënuar ditën më të nxehtë të vitit.

Vlerat më të larta janë regjistruar në Berat, me 47 gradë në diell dhe 42 gradë në hije.

Sipas meteorologëve dita e martë do të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave, por për shkak të lagështirës ato nuk do të ndihen.

Nga e premtja ditët më të freskëta do të jenë më të theksuara, duke u shoqëruar edhe me rrebeshe shiu.

Megjithatë, në ditët në vijim vendi pritet të përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan.

Postime të lidhura