zoom

Aktualitet

Vendi nën ndikimin e të nxehtit, sa shënon termometri në qytetet kryesore të vendit

Vendi nën ndikimin e të nxehtit, sa shënon termometri në qytetet kryesore të vendit

Shqipëria do të ndikohet të martën nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në jug të vendit, ndërsa në zonat e tjera do të ketë alternime vranësirash mesatare dhe lokalisht të dendura. Në veri dhe qendër priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët, ndërsa në disa zona mund të shfaqen edhe shtrëngata të izoluara afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në bregdetin veriperëndimor, herë pas here, era do të arrijë deri në 14 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat do të mbeten të larta në të gjithë vendin, duke arritur deri në 40°C në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër.

Temperaturat sipas qyteteve:

  • Shkodër: 23°C / 37°C
  • Kukës: 20°C / 36°C
  • Lezhë: 21°C / 35°C
  • Dibër: 19°C / 35°C
  • Durrës: 21°C / 33°C
  • Tiranë: 25°C / 39°C
  • Elbasan: 24°C / 40°C
  • Berat: 20°C / 40°C
  • Vlorë: 23°C / 38°C
  • Korçë: 18°C / 36°C
  • Gjirokastër: 17°C / 40°C
  • Sarandë: 23°C / 38°C