zoom

Aktualitet

ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit

ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH, ka shpallur zyrtarisht procedurën e tenderit publik për projektin e ndërtimit të rrugës lidhëse të unazës verilindore me rrugën e Arbërit”.

Ky projekt synon përmirësimin e rrjetit rrugor hyrës e dalës të kryeqytetit, duke lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe lidhjen direkte me aksin e Rrugës së Arbërit.

Aktualisht, rruga e Arbrit lidhet me unazën lindore nëpërmjet rrugës Myslym Keta, e cila është tejet e amortizuar, e ngushtë dhe me një trafik të rënduar.

Fondi limit i alokuar për realizimin e këtyre punimeve kap vlerën e 491,341,201.00 lekëve pa TVSH ose 5.2 milionë euro, i financuar tërësisht nga Buxheti i Shtetit.

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar më 20 korrik 2026, të gjithë operatorët ekonomiko-ndërtues të interesuar duhet të parashtrojnë ofertat e tyre brenda 5 gushtit. 

Lexo edhe:

Mbështetur në dokumentacionin e tenderit, projekti përfshin punime në zonën e rrugës “Myslym Keta”, e ndarë në 5 faza/pjesë kryesore të projekt-zbatimit.

Pasi të mbyllet faza e dorëzimit më 5 gusht 2026, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të shqyrtojë operatorët konkurrues për të shpallur fituesin që do të zbatojë kontratën.

Punimet, sipas njoftimit të ARRSH, do të zgjasin 1 vit e gjysmë (18 muaj) nga lidhja e kontratës.

Rruga e Arbrit ka lehtësuar trafikun për në verilindje të vendit, por projekti i realizuar nga kompania “Gjoka Konstruksion” është bërë shpesh objekt akuzash nga opozita për fryrje të kostove në shifra marramendëse. /Zoom.al

Postime të lidhura