Aplikacion
Andy Burnham do të bëhet sot kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, duke zëvendësuar Keir Starmer.
Starmer do të mbajë fjalimin e tij të fundit si kryeministër këtë mëngjes, përpara se ai dhe Burnham të vizitojnë Mbretin Charles në Pallatin Buckingham, i pari për të dhënë zyrtarisht dorëheqjen dhe i dyti për t’u ftuar të formojë një qeveri.
Më pas Kryeministri i ri pritet të mbajë fjalimin e tij në Downing Street, ku do të premtojë më shumë hapësirë frymëmarrjeje për Britaninë, ndërsa do të argumentojë për një politikë më “të qëndrueshme dhe të përgjegjshme”.
Burnham, i cili hyri në Parlament vetëm muajin e kaluar, u bë udhëheqës i Partisë Laburiste të premten.
Emërimi i Burnham vjen si nje rezultat i një performance katastrofike te Partinë Laburiste në zgjedhjet lokale në Angli dhe votimet parlamentare në Skoci dhe Uells në maj.
Pas disa garancive të përsëritura se do ta mbante detyrën, Kryeministri Sir Keir Starmer njoftoi se do të jepte dorëheqjen më 22 qershorm, katër ditë pasi Burnham fitoi një vend në Westminster.
Dorëheqja e Starmer shkaktoi atë që përfundoi në një garë me një kandidat për vendin në Numër. 10, me 379 deputetë laburistë që nominuan ish-kryebashkiakun e Greater Manchester për t’u bërë kreu i ri i partisë dhe, në fund, kryeministri i ri.
Të gjithë sytë tani do të jenë te kryeministri i ardhshëm dhe zgjedhjet e tij për kabinetin. Pas emërimit të tij si udhëheqës i Partisë Laburiste të premten, ai tha se ende nuk kishte vendosur se kush do të jetë në ekipin e tij kryesor.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari