Aplikacion
Pritet që Keir Starmer të njoftojë një orar për largimin e tij të hënën në mëngjes, duke i hapur rrugën Andy Burnham që të bëhet kryeministër pa një garë zyrtare deri në vjeshtë.
Ministrat e kabinetit britanik shprehen se Starmer do t’i paraqesë qëllimet e tij jashtë Downing Street nr. 10, duke filluar një proces në Mbretërinë e Bashkuar për të instaluar kryeministrin e saj të shtatë në një dekadë.
Zyrtarët e Nr. 10 ende këmbëngulnin që Starmer ti qëndrojë besnik premtimit të tij të premten për të luftuar Burnham, i cili u kthye në Westminster nëpërmjet një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet e pjesshme të Makerfield.
Po shumë ministra të kabinetit i kanë thënë privatisht se koha e tij kishte mbaruar, ndaj kryeministri e kaloi fundjavën në rezidencën rurale Chequers duke finalizuar një plan të mundshëm largimi nga posti.
