zoom

Lajme

Rama takon Macron në Paris, zbardhen diskutimet

Rama takon Macron në Paris, zbardhen diskutimet

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim zyrtar me presidentin francez Emmanuel Macron në Pallatin Élysée në Paris, ku në qendër të diskutimeve ishin procesi i integrimit europian të Shqipërisë, investimet franceze dhe forcimi i marrëdhënieve dypalëshe.

Gjatë takimit, u konfirmua vullnetin për thellimin e bashkëpunimit strategjik mes Tiranës dhe Parisit në fusha të ndryshme.

Sipas njoftimeve zyrtare, dy liderët diskutuan ecurinë e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, ku Franca konsiderohet një nga mbështetëset kryesore të perspektivës europiane të vendit.

Një pjesë e rëndësishme e bisedimeve iu kushtua edhe projekteve konkrete të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve franceze në Shqipëri. Mes tyre u përmendën projekti për liceun francez në Korçë, nismat e mbështetura nga Agjencia Franceze për Zhvillim në sektorët e energjisë dhe mjedisit, si dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit në infrastrukturë, transport dhe mbrojtje./ Zoom.al

Postime të lidhura