zoom

Bota

Ngjarje tragjike, dy të mitur humbin jetën në makinë për shkak të temperaturave

Ngjarje tragjike, dy të mitur humbin jetën në makinë për shkak të temperaturave

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Francën jugore, ku dy fëmijë të vegjël, vetëm 2 dhe 4 vjeç, janë gjetur pa shenja jete brenda automjetit të familjes së tyre në qytetin Carpentras. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, në një kohë kur vendi po përballet me një valë të fortë të të nxehtit dhe temperatura rekord.

Sipas autoriteteve lokale, fëmijët u zbuluan rreth orës 13:10 në automjetin e parkuar pranë banesës së tyre. E para që i ka gjetur ka qenë nëna e tyre 33-vjeçare, e cila ishte kthyer nga pazari. Menjëherë në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës, që tentuan t’i rikthenin në jetë, por fatkeqësisht të dy fëmijët kishin ndërruar jetë.

Prokurorja e qytetit të Carpentras, Helene Mourez, deklaroi se shkaqet e sakta të vdekjes ende nuk janë përcaktuar zyrtarisht, megjithatë temperaturat e larta dyshohet se kanë luajtur një rol vendimtar në këtë tragjedi.

Nga autoritetet ende nuk është sqaruar se si fëmijët përfunduan brenda automjetit dhe sa kohë qëndruan aty. Sipas mediave franceze, dyshohet që ata të kenë hyrë në makinë pa dijeninë e nënës së tyre./ Zoom.al

Postime të lidhura