Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Torinos në Itali, ku një grua 40-vjeçare dhe vajza e saj 13-vjeçare u gjetën pa shenja jete brenda banesës së tyre.
Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve italiane, dyshohet se nëna ka vrarë vajzën dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Shkaqet e ngjarjes së rëndë janë ende nën hetim nga autoritetet.
Trupat e viktimave u zbuluan nga vajza tjetër e familjes, 19 vjeçe, e cila njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës. E reja u transportua në spital për shkak të gjendjes së rënduar emocionale pas ngjarjes.
Mediat italiane raportojnë se gruaja jetonte në apartament së bashku me dy vajzat e saj, ndërsa prej një periudhe kohore ishte ndarë nga bashkëshorti./ Zoom.al

