zoom

Aktualitet

Tragjedi në Itali, 22-vjeçari shqiptar humb jetën në det (EMRI)

Tragjedi në Itali, 22-vjeçari shqiptar humb jetën në det (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në brigjet italiane të Cadimare-s, ku një i ri shqiptar ka humbur jetën teksa po notonte në ujërat e Gjirit të Poetëve.

Viktima është identifikuar si Ambler Xhoecuka, 22 vjeç. Sipas mediave italiane, ai kishte hyrë për herë të parë këtë sezon në det, por vetëm pak minuta pasi kishte nisur notin ka pësuar një problem shëndetësor në ujë.

Dëshmitarët raportojnë se një grua që ndodhej pranë bregut ka vënë re trupin e të riut duke qëndruar pa lëvizur në det, rreth 50 metra larg vijës bregdetare. Menjëherë pas alarmit, dy persona janë futur në ujë dhe kanë arritur ta nxjerrin 22-vjeçarin në breg.

Në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës, të cilat për afro një orë tentuan ta rikthenin në jetë përmes manovrave të reanimimit, por pa sukses.
Autoritetet italiane kanë bërë identifikimin e viktimës përmes dokumenteve personale të gjetura pranë vendit ku ai kishte lënë sendet e tij.


Sipas dyshimeve paraprake, tragjedia mund të jetë shkaktuar nga lodhja fizike ose goditja nga temperaturat e ulëta të ujit, pasi deti në këtë periudhë mbetet ende i ftohtë.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për të përcaktuar me saktësi rrethanat e ngjarjes tragjike./ Zoom.al

Postime të lidhura