Aplikacion
Autori i cili tentoi të eliminonte nipin e Ot Kilës në Elbasan, mësohet se për shkak të maskimit të tij të pazakontë, është ndjekur për disa minuta nga disa fëmijë të rastësishëm në vendngjarje, të cilët thuhet se e konsideruan rastin si një lojë.
Këto janë detaje të reja nga atentati gjatë të cilit u ngatërrua shënjestra e për pak sa nuk i mori jetën 3 personave të pafajshëm, janë mësuar nga A2CNN.
Autori, i kamufluar me xhup të zi, me doreza dhe paruke bjonde dhe maskë halloweeni, i është afruar vendit ku do të eliminonte nipin e Ot Kilës, shtetasin F.Sharra që ndodhej në të njëjtin ambient ku u krye sulmi.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se autori ka arritur t’i shmanget të miturve, dhe më pas ka vepruar duke qëlluar me 7 plumba drejt lokalit në lagjen “Banesa”, ku mbetën të plagosur Renaldo Mançe, 31 vjeç, Armand Tomorrica, 32 vjeç, si dhe kamarieri i lokalit, 19-vjeçari Bjorgi Hoxha. Fatmirëissht, treshja e sipërpërmendur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pasi la të plagosur tre persona, autori u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Në ndjekje të tij u vu një efektiv policie jashtë shërbimit, i cili ndodhej rastësisht në lokalin ku ndodhi atentati.
Gjatë arratisjes, autori hodhi armën e krimit, e cila është sekuestruar nga policia dhe është dërguar për ekspertim.
Gjithashtu bëhet me dije se ngjarja konsiderohet një atentat i mirëorganizuar, ndërsa pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e hakmarrjes mes grupeve kriminale në Elbasan.