zoom

Aktualitet

Banorët e Përrenjasit në protestë, kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Banorët e Përrenjasit në protestë, kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Banorët e Përrenjasit janë ngritur në protestë ndaj deklaratave të bëra në Komisionin e Reformës Territoriale se bashkia e tyre mund të shkrhet me bashkinë Librazhd.

Kjo do të ishte e papranueshme dhe një goditje ndaj identitetit, historisë dhe zhvillimit të Përrenjasit.

Debati është reflektuar edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Prrenjasit, ndërsa këtë të martë banorët kanë firmosur një peticion.

Qytetarët kanë paralajmëruar se peticioni do t’u dërgohet institucioneve përgjegjëse, ndërsa nuk përjashtojnë organizimin e protestave të tjera nëse propozimi për bashkimin e Bashkisë së Përrenjasit me Librazhdin vijon të mbetet pjesë e diskutimeve për reformën e re administrativo-territoriale.

Bashkia e Prrenjasit renditet e 31 -ta ndër 61 bashkitë e vendit tonë për nga numri i popullsisë me mbi 20.000 banorë dhe renditet te bashkitë me popullsi mesatare që plotëson kushtet dhe standartet e BE për të qenë bashki në vete, ndërkohë që gjysma e bashkive të tjera të Shqipërisë kanë më pak se 10.000 banorë dhe disa të tjera nuk arrinë te 15.000 banorë.

Postime të lidhura