zoom

Lajme

Humbja në finale, titullari mendon tërheqjen nga Argjentina

Humbja në finale, titullari mendon tërheqjen nga Argjentina

Pas humbjes së hidhur në finalen e Botërorit kundër Spanjës, portieri Emiliano Martinez ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale për të gjithë tifozët e Argjentinës.

Gardiani i Aston Villa-s, ka shprehur dhimbjen e madhe për dështimin e objektivit për të mbrojtur titullin kampion.

Përmes këtij reagimi, 33-vjeçari ka lënë të hapur mundësinë e tërheqjes nga kombëtarja “Albiceleste”, duke theksuar se duhet të reflektojë mirë nëse ka ardhur momenti për të bërë një hap prapa.

“Ëndërrova ta rifitoja atë, ëndërrova ta sillja atë në Argjentinë dhe të bëja histori edhe një herë. E vërteta është se dhimbja është e vështirë të shpjegohet. Ka shumë gjëra për të reflektuar dhe për të kuptuar se si të ecim përpara, dhe nëse është koha që unë të largohem. Më vjen shumë keq, dhashë vërtet gjithçka nga vetja për të ndihmuar vendin tim dhe shokët e mi të ekipit”, ka shkruar portieri.

Tashmë mbetet për t’u parë vendimi përfundimtar që “Dibu” do të marrë për karrierën në rang kombëtaresh.

Postime të lidhura