Aplikacion
Një shpërthim i fuqishëm në një nga impiantet më të mëdha energjetike të Katarit ka shkaktuar të paktën 13 viktima dhe 66 të plagosur.
Ngjarja ndodhi në kompleksin energjetik të Ras Laffan, një nga nyjet më të rëndësishme të industrisë së gazit të lëngshëm në Katar. Sipas autoriteteve vendase, ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të evakuuar personat që ndodheshin në zonë.
Të dhënat paraprake tregojnë se shpërthimi mund të ketë ardhur si pasojë e një aksidenti industrial. Zyrtarët kanë përjashtuar deri tani mundësinë e një sulmi apo akti sabotues, ndërsa hetimet janë përqendruar për të zbardhur shkakun e shpërthimit.
Ministri i Energjisë i Katarit deklaroi se pavarësisht dëmeve të shkaktuara dhe humbjeve në njerëz, aktiviteti energjetik i vendit nuk do të pësojë ndërprerje. Sipas tij, eksportet e gazit natyror dhe furnizimi i tregut vendas do të vazhdojnë normalisht.
Autoritetet theksuan se infrastruktura kryesore energjetike mbetet funksionale dhe se janë marrë masa të menjëhershme për garantimin e sigurisë në të gjithë kompleksin industrial./ Zoom.al