zoom

Bota

Tronditet Franca/ Shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë, të paktën 6 të vdekur

Tronditet Franca/ Shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë, të paktën 6 të vdekur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një ndërtesë katërkatëshe banimi në Trévoux, pranë Lionit në Francë, pasditen e sotme. Nga shpërthimi kanë mbetur të vdekur të paktën gjashtë persona, përfshirë edhe dy fëmijë të vegjël.

Sipas zyrtarëve lokalë, një grua dhe tre fëmijët e saj ndodheshin në shtëpi në momentin e shpërthimit. Ajo dhe djali i saj i madh shpëtuan, ndërsa dy fëmijët më të vegjël, të moshës 3 dhe 5 vjeç, fatkeqësisht humbën jetën pas përpjekjeve të shpëtimit.

Ndërtesa nuk është shembur, por banorët janë evakuuar dhe janë strehuar në një palestër afër vendit të ngjarjes. Shpërthimi ishte aq i fortë saqë thyen dritaret e dy shkollave të afërta, megjithëse nuk raportohet për të lënduar.

Forcat e emergjencës kanë vendosur një perimetër sigurie dhe po vijojnë operacionet e shpëtimit. Në vendngjarje janë angazhuar 50 zjarrfikës me 36 automjete dhe personel mjekësor. Shkaku i shpërthimit mbetet ende i panjohur, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen tragjike./ Zoom.al

Postime të lidhura