zoom

Të gjitha

Shpërthim në resortin e skive në Zvicër, disa të vdekur

Shpërthim në resortin e skive në Zvicër, disa të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Zvicrën në orët e para të vitit 2026, teksa festimet e Vitit të Ri po zhvilloheshin në një nga resortet më të njohura të skive.

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 01:30 në një bar të quajtur “Le Constellation”, i vendosur brenda një qendre skish në Crans-Montana.

Sipas autoriteteve zvicerane, shpërthimi u pasua nga një zjarr, duke shkaktuar humbjen e jetës së disa personave. Bilanci i saktë i viktimave dhe i të plagosurve nuk është saktësuar, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet në vendngjarje.

Hetimet janë në fazë të hershme dhe nuk dihen shumë detaje për shkaqet e shpërthimit.

Crans-Montana njihet si një resort luksoz skish në zemër të Alpeve Zvicerane dhe është një destinacion i frekuentuar nga turistë vendas dhe të huaj, veçanërisht gjatë sezonit dimëror./ Zoom.al

Postime të lidhura