Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Zvicrën gjatë orëve të para të Vitit të Ri, pasi një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në barin “Le Constellation”, në resortin luksoz të skijimit Crans-Montana. Si pasojë, të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike.
Sipas autoriteteve, në momentin e shpërthimit, rreth orës 01:30, brenda lokalit ndodheshin mbi 100 persona që po festonin ndërrimin e viteve. Pas shpërthimit, një zjarr i madh përfshiu ambientin, duke u përhapur me shpejtësi dhe duke vështirësuar evakuimin, për shkak edhe të strukturës së lokalit, i cili ndodhet pjesërisht nën nivelin e tokës dhe ka hyrje të ngushtë.
Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta. Autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë, ndërsa hetimet janë në fazë fillestare./ Zoom.al

