zoom

Bota

Shpërthim i fortë në Holandë, ka të plagosur

Shpërthim i fortë në Holandë, ka të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur pasditen e sotme qendrën e qytetit Utrecht në Holandë, duke shkaktuar një zjarr të madh në një rrugë historike të mbushur me banesa të vjetra.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 15:30, ndërsa shërbimet e emergjencës reaguan menjëherë duke dërguar dhjetëra ekipe në zonë. Sipas autoriteteve lokale, të paktën një person ka mbetur i lënduar, ndërsa nuk ka ende një bilanc përfundimtar për të plagosurit.

Zyra rajonale e emergjencave njoftoi se zjarri nisi në një banesë në rrugën Visschersteeg, pas raportimeve të shumta nga banorët që kishin dëgjuar një shpërthim të fortë. Si pasojë, xhama dhe mbeturina u shpërndanë në rrugë, duke rritur rrezikun për zonën përreth.

Autoritetet nisën evakuimin e banesave dhe bizneseve pranë zonave Mariaplaats dhe Springweg. Në vendngjarje u angazhuan të paktën gjashtë ambulanca, ndërsa një ekip mjekësor special u transportua me helikopter.

Policia ka rrethuar perimetrin për arsye sigurie dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të mos afrohen, në mënyrë që të lehtësohet puna e ekipeve të emergjencës.

Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta dhe janë objekt hetimi nga autoritetet përkatëse./ Zoom.al

Postime të lidhura