Aplikacion
Edhe ky fillim viti nuk ka kaluar pa incidente, si pasojë e përdorimit të pakontrolluar të fishekzjarrëve gjatë festimeve për ndërrimin e viteve.
Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 01:30 janë regjistruar në rang kombëtar 20 persona të lënduar, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Mes të plagosurve është edhe një vajzë 13-vjeçare në zonën e Vaqarrit, e cila ka pësuar dëmtime të lehta në parakrah.
Dyshohet se e mitura është goditur nga një plumb qorr, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Shumica e rasteve janë shënuar në Tiranë, ku janë raportuar 16 të lënduar, ndërsa incidente të tjera janë regjistruar në Durrës (2 raste), Lezhë, Fushë-Arrëz dhe Korçë, nga një rast. Zoom.al

