zoom

Lajme

Labi premtoi 150 euro për Roelin nga çdo event, shpërthen Rezart Veleshnja: Shpati nuk lypi kurrë

Labi premtoi 150 euro për Roelin nga çdo event, shpërthen Rezart Veleshnja: Shpati nuk lypi kurrë

Këngëtari Labinot Tahiri deklaroi së fundmi se do të ndajë 150 euro nga çdo dasmë apo mbrëmje muzikore ku do të këndojë, si mbështetje për Roelin, djalin e të ndjerit Shpat Kasapi.

Deklarata e tij ka ngjallur reagime në publik, ndërsa një prej tyre ka ardhur nga aktori dhe miku i ngushtë i Shpat Kasapit, Rezart Veleshnja.

Përmes një postimi në InstaStory, Veleshnja bëri të ditur se ka qenë vazhdimisht në kontakt me familjen e artistit, duke theksuar se ata nuk kanë kërkuar asnjëherë ndihmë publike.

Gjithashtu ai është shprehur se mbështetja për Roelin duhet të ofrohet me dinjitet dhe pa vendosur familjen në qendër të thirrjeve publike.

“Rrjetet sociale prej kohësh po na japin mundësinë që të shprehemi. E kam bërë edhe unë vazhdimisht këtë gjë për humbjen e madhe të Shpatit. Duke qenë vazhdimisht në kontakt me familjen e nderuar të tij, nënën Gjylymsere Kasapi dhe vëllain Albin Kasapi, jam në dijeni që fisnikëria e tyre nuk ndërmerr hapa të tillë, të kërkojë ndihmë publike. Ndaj nuk gjej kuptim që ndihma jote private të bëhet thirrje në emër të familjes. Jo vetëm si shokë, por edhe si figura publike, le të bëjmë thirrje që të ndihmojmë vetëvlerësimin e të ardhmes për Roelin, një fëmijë që do të rritet si djali i një artisti që nuk ‘lypi’ ndonjëherë,” -shkruan aktori./ Zoom.al