zoom

Lajme

Shpërthim me lëndë plasëse pranë një banke, dëmtohen makina e pallate

Shpërthim me lëndë plasëse pranë një banke, dëmtohen makina e pallate

Një shpërthim i fortë ka tronditur një zonë të Selanikut në orët e para të mëngjesit, ku një sasi lënde plasëse ka shpërthyer jashtë një dege bankare në lagjen Evosmos. Sipas raportimeve të mediave greke, shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në ambientet përreth.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, në kryqëzimin e rrugëve “Karaoli me Dimitriou” dhe “Salaminos”, ku ishte vendosur lënda shpërthyese pranë selisë së bankës. Fuqia e shpërthimit ka qenë e madhe, duke dëmtuar shtatë automjete të parkuara në zonë, si dhe fasadat e tre pallateve përreth.

Nga të dhënat paraprake, autoritetet dyshojnë se qëllimi i sulmit nuk ka qenë grabitja e bankomateve, por goditja e drejtpërdrejtë e godinës së bankës. Në vendngjarje ka mbërritur një ekip i specializuar për asgjësimin e lëndëve shpërthyese, i cili ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe autorët e mundshëm të shpërthimit.

Shpërthimi ka shkaktuar panik te banorët e zonës, të cilët kanë dalë nga banesat e tyre, përfshirë edhe familje me fëmijë të vegjël./ Zoom.al

Postime të lidhura