Aplikacion
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e së martës në lagjen nr. 10 të Korçës, ku trupi i pajetë i 66-vjeçari Irakli Çinoku u gjet brenda makinës së shkrumbuar nga flakët.
Sipas të dhënave, mësohet se viktima jetonte vetëm, pasi kishte pasur probleme me bashkëshorten e tij. Kjo e fundit ishte larguar drejt Greqisë për të jetuar së bashku me dy fëmijët e çiftit.
Viktima dyshohet se kishte lënë një shënim para ngjarjes ku kishte shkruar: “Po iki se nuk jam sjellë mirë me familjen”.
Hetuesit dyshojnë se gjendja e tij emocionale dhe problemet në marrëdhënien familjare mund të kenë ndikuar në veprimin e ndërmarrë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Banorët e zonës e përshkruajnë Irakli Çinokun si një person të qetë dhe të rregullt, pa dijeni për konflikte apo probleme të tjera.
“Jemi komshinj. Njeri më të rregullt nuk bën nëna. Nuk di të ketë pasur konflikte. Në shtëpi ishte shumë i rregullt. Jetonte me gruan, me Vjollcën. Në brendësi të familjes nuk jam. Ishte pensionist, kishte dy djem, një në Angli dhe tjetrin doktor në Greqi”, tha një prej fqinjëve.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 08:40, kur një automjet tip “Benz” u përfshi nga flakët. Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku konstatuan se në sediljen e parë të pasagjerit ndodhej pa shenja jete 66-vjeçari.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të saj.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit