Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në qytetin e Korçës, ku një 66-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti të përfshirë nga flakët.
Sipas bluve, një automjet tip “Benz” u përfshi nga zjarri rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10 të qytetit. Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, ku në sediljen e parë të pasagjerit u konstatua trupi i pajetë i 66-vjeçarit Irakli Çinoku.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 66-vjeçari mund të jetë vetëdjegur brenda automjetit, megjithatë rrethanat e ngjarjes mbeten nën hetim.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale dhe vijon punën për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.

