zoom

Bota

VIDEO/ Masakër në Sydney, të paktën 10 të vrarë me armë zjarri

VIDEO/ Masakër në Sydney, të paktën 10 të vrarë me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Australinë në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku një sulm i armatosur ndodhi në plazhin Bondi të Sydneyt gjatë një feste hebraike për Hanukën.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, të paktën 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 12 të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spitale.

Sipas autoriteteve australiane, dy persona të armatosur hapën zjarr ndaj pjesëmarrësve në aktivitetin festiv që po zhvillohej në plazh.

Njëri prej autorëve u vra gjatë ndërhyrjes së forcave të sigurisë, ndërsa i dyti u arrestua dhe ndodhet në gjendje kritike shëndetësore. Gjithashtu, dy efektivë policie mbetën të plagosur gjatë operacionit.

Policia e Uellsit të Ri Jugor njoftoi se në zonë është gjetur edhe një mjet shpërthyes artizanal, i cili po neutralizohet nga ekipet speciale, ndërsa publikut i është kërkuar të shmangë plazhin Bondi deri në përfundim të operacionit të sigurisë.

Qytetarët të frikësuar dhe në panik vrapojnë për t’u larguar nga vendngjarja, ndërsa një civil tentoi të çarmatosë njërin prej sulmuesve.

Autoritetet australiane vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të sulmit, ndërsa bilanci i viktimave pritet të rritet, pasi operacioni i sigurisë ende nuk ka përfunduar./ Zoom.al

Postime të lidhura