zoom

Bota

Heroi i Bondi Beach, qytetari që u përlesh me një nga autorët e masakrës në Australi (Video)

Heroi i Bondi Beach, qytetari që u përlesh me një nga autorët e masakrës në Australi (Video)

Media italiane Corriere della Sera e përshkruan në detaje momentin dramatik gjatë sulmit terrorist në Bondi Beach, Sidney, ku një qytetar që tanimë cilësohet si “hero”, arriti të neutralizojë një nga autorët.

Sirenat, një njeri i shtrirë pa ndjenja në tokë dhe pastaj ai, terroristi me bluzë të zezë dhe çantë krahu, që ngre armën dhe qëllon.

Në skenën e filmuar nga një i panjohur dhe që u bë menjëherë virale, shfaqet një person me bluzë të bardhë. Ai duket teksa fshihet pas një makine dhe mendon të veprojë, të kapë terroristin nga pas. Një hap, dy hapa, një kërcim drejt sulmuesit.

Ai ia arrin. E kap nga krahët, pikërisht në momentin që terroristi po qëllon. Ndodh një përleshje e shkurtër, gjatë së cilës qytetari që ndërhyn arrin t’i heqë armën nga dora. Rolet u ndërruan, ai që po qëllonte, pasi rrëzohet, ngrihet dhe ikën nga vendi i ngjarjes, ndërsa ai që e neutralizoi i drejton armën, por nuk qëllon.

Ndërhyjnë edhe kalimtarë të tjerë, njëri hedh diçka mbi autorin, ndërkohë që një bashkëpunëtor i tij i krijon rrugëdaljen tek një urë e vogël këmbësorësh.

Në sfond dëgjohen vetëm zhurmat e të shtënave dhe sirenat që nuk ndalen.

Në fund, hyn një tjetër qytetar, i armatosur me pistoletë, që përpiqet të qëllojë terroristin mbi urë. Terroristi kthehet dhe i përgjigjet me zjarr.

Video, siç mund ta shihni më poshtë, përfundon në atë moment. Por frika në Bondi Beach ende jo…

Postime të lidhura