Aplikacion
Autoritetet në Paris u vunë pas zbulimit të një letre anonime brenda Katedrales së famshme Notre-Dame, që përmbante një mesazh kërcënues.
Letra u gjet pranë vendit ku vendosen qirinjtë, dhe mesazhi përmbante urdhër për të mos hapur katedralen më 11 dhe 12 tetor, me kërcënimin e drejtpërdrejtë: “Do të ndodhë një masakër.”
Sapo u njoftua për incidentin, stafi i dioqezës dhe ekipi i sigurisë të objektit ndërmorën menjëherë veprimet e nevojshme.
Në momentin e zbulimit, brenda katedrales ndodheshin disa turistë, por autoritetet vendosën të mos i evakuojnë menjëherë, duke kryer një kontroll të hollësishëm në të gjitha ambientet për të siguruar që nuk kishte rrezik konkret.
Përmes një deklarate, autoritetet njoftuan se nga inspektimi nuk u evidentua asnjë kërcënim real dhe se katedralja u rihap të shtunën në mëngjes, duke vazhduar të mirëpresë vizitorët normalisht./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit