Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në Portin e Vjetër të Marsejës, ku një burrë sulmoi me thikë katër persona.
Sipas mediave franceze, incidenti ndodhi në tarracën e një restoranti. Katër personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.
Autori i sulmit nuk iu bind urdhrave të policisë për të hedhur armën dhe u qëllua nga një oficer. Ai ndërroi jetë pak pasi u dërgua në spital.
Hetimet për zbardhjen e motivit të sulmit janë në vijim./ Zoom.al



