Aplikacion
Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e 2 shtatorit qytetin e Novi Sad-it, ku një tifoz i Partizanit u vra me thikë para një kafeneje në lagjen Detelinara.
Viktima është identifikuar si Dejan Mirkovic, 37 vjeç, i cili sipas dëshmitarëve u përfshi në një konflikt me një person tjetër, të identifikuar nga policia si Goran V..
Sipas raportimeve, të dy ishin në të njëjtën kafene dhe fillimisht u përfshinë në një debat verbal. Grindja më pas u përshkallëzua në përplasje fizike jashtë lokalit, ku G. V. nxori thikën dhe e goditi disa herë Mirkovic-in, duke i shkaktuar plagë të rënda fatale. 37-vjeçari humbi jetën në vend.
Policia është vënë në kërkim të autorit dhe po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë./ Zoom.al


