zoom

Kosova

Ngjarje e rëndë në Kosovë/ Nxënësit përleshen me thika, një në gjendje kritike

Ngjarje e rëndë në Kosovë/ Nxënësit përleshen me thika, një në gjendje kritike

Një person u plagos rëndë sot pasdite në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, pas një sherri me thikë.

Ngjarja ndodhi pranë shkollën së mesme ekonomike “Isa Boletini” dhe sipas raportimeve, të përfshirët në konflikt janë nxënës të shkollës.

Gjatë përleshjes, një prej tyre u plagos rëndë dhe është në gjendje kritike për jetën. Ai ndodhet në sallën e operacionit në spital.

Policia arrestoi menjëherë autorin, ndërsa hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes janë në vijim./ Zoom.al

Postime të lidhura