Aplikacion
Tre shqiptarë të Kosovës, të cilët ishin raportuar të zhdukur, u gjetën të pajetë në një automjet të përmbysur në rrugën që lidh Pikëkalimin Kufitar Bllacë me Maqedoninë e Veriut, raportojnë mediat në RMV.
Viktimat janë identifikuar si Ejup Ternava, Cenet Ternava dhe Fatmire Shabani. Sipas autoriteteve, ata humbën jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe u gjet i përmbysur në një segment të autostradës që është ende në ndërtim, pranë kufirit me Kosovën.
Sipas të dhënave paraprake, ata ishin nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit drejt Kosovës, duke udhëtuar me një automjet tip Mercedes GLC me ngjyrë blu.
Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Autoritetet kompetente në Maqedoninë e Veriut kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari
