zoom

Bota

7 netë bombardime në Iran, plagosen disa ushtarë amerikanë në Jordani

7 netë bombardime në Iran, plagosen disa ushtarë amerikanë në Jordani

SHBA-të vazhdojnë sulmet ndaj Iranit për natën e 7-të radhazi, ndërsa Irani pretendon se ka goditur baza ushtarake amerikane në Siri, Kuvajt, Oman, Bahrein dhe Jordani.

Pentagoni i mohoi këto pretendime, por konfirmohet se një sulm iranian ndaj dy bazave në Jordani plagosi disa ushtarakë amerikanë.

Tensionet po ndikojnë edhe në transportin detar, pasi ekuipazhet e anijeve po refuzojnë të kalojnë përmes 

Ngushticës së Hormuzit, nga frika e përshkallëzimit të konfliktit pas dështimit të armëpushimit mes Washingtonit dhe Teheranit.

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit për Çështje Ligjore dhe Ndërkombëtare, Kazem Gharibabadi, ka njoftuar se Irani ka pezulluar zbatimin e angazhimeve të tij në kuadër të Memorandumin të Kuptimit (MoU) të nënshkruar me Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar në Islamabad.

Në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve Fars, Gharibabadi tha se “Shtetet e Bashkuara kanë shkelur dhe pezulluar të gjitha angazhimet e tyre brenda kuadrit të MoU-së së Islamabadit. Ne gjithashtu kemi pezulluar angazhimet tona; nuk po i zbatojmë ato dhe jemi të zënë me mbrojtjen e vendit”.

Postime të lidhura