zoom

Bota

Udhëheqësi Suprem i Iranit varroset në foltoren më të shenjtë! Turma njerëzish mbushin rrugët

Udhëheqësi Suprem i Iranit varroset në foltoren më të shenjtë! Turma njerëzish mbushin rrugët

Turma të mëdha njerëzish mbushën rrugët e qytetit të shenjtë të Mashhadit për varrimin e udhëheqësit të ndjerë suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Khamnei u varros në faltoren e Imam Rezait, vendi më i shenjtë i myslimanëve shiitë në Iran, duke shënuar fundin e ceremonive gjashtëditore të zisë publike në pesë qytete në të gjithë Iranin dhe Irakun fqinj.

Varrimi, i raportuar nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, erdhi pas një shkëmbimi sulmesh midis Iranit dhe SHBA-së që kërcënon të prishë një marrëveshje paraprake për t’i dhënë fund luftës në të cilën ai u vra.

Më parë, Garda Revolucionare e Iranit akuzoi SHBA-në për bombardimin e dy urave në linjën hekurudhore nga kryeqyteti, Teherani, në Mashhad gjatë natës “në një përpjekje për të lënë në hije” funeralin.

Khamnei dhe disa anëtarë të familjes së tij u vranë në një sulm izraelit në rezidencën e tij në Teheran më 28 shkurt, ditën e parë të luftës së Iranit me SHBA-në dhe Izraelin.

Ai u pasua si udhëheqës suprem nga djali i tij Mojtaba, i cili nuk është parë në publik që kur thuhet se u plagos rëndë në të njëjtin sulm.

56-vjeçari nuk mori pjesë në ceremonitë e varrimit në Teheran dhe Qom, dhe nuk kishte asnjë tregues se ai mori pjesë në varrim.

Të enjten në mëngjes, një aeroplan që mbante arkivolet e Ali Khameneit, mbesës së tij, dhëndrit, vajzës dhe gruas së Mojtabas u ul në Mashhad pasi fluturoi nga Iraku, ku turma të mëdha morën pjesë në procesione drejt dy faltoreve shiite në qytetet Najaf dhe Qerbela.

Postime të lidhura