Aplikacion
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë rikthyer në qendër të vëmendjes, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se armëpushimi mes dy vendeve nuk është më në fuqi.
Në një deklaratë publike, Trump tha se dialogu me Teheranin vijon, por theksoi se marrëveshja për armëpushim tashmë ka përfunduar. Ai shtoi se mbetet objektiv i mundshëm i autoriteteve iraniane, duke bërë edhe një koment të pazakontë për sigurinë e tij personale.
“Deri tani kam qenë me fat, por nuk e di nëse kjo do të zgjasë. Nëse më vrasin, kam lënë udhëzime specifike. Shpresoj të më ndjeni mungesën”, u shpreh ai.
Deklaratat e presidentit amerikan vijnë pasi, sipas raportimeve të “Wall Street Journal”, autoritetet iraniane dyshohet se kanë hartuar një plan të ri që synon eliminimin e Trumpit.
Ndërkohë, në Iran u zhvillua ceremonia e varrimit të Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, i cili ishte vrarë katër muaj më parë. Ceremonia u mbajt në qytetin e Mashhadit dhe, sipas mediave shtetërore iraniane, në të nuk mori pjesë djali i tij, Mojtaba Khamenei, i konsideruar si pasardhësi i mundshëm./ Zoom.al