Aplikacion
Ushtria amerikane, përmes Komandës Qendrore të SHBA-ve (CENTCOM), ka njoftuar se forcat e saj “kanë filluar të kryejnë sulme shtesë kundër Iranit për të dobësuar më tej aftësinë e tij për të kërcënuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit”.
Mediat iraniane raportojnë se mbrojtja ajrore është aktivizuar pasi janë dëgjuar shpërthime në dy zona në jug të Iranit
Tetë ushtarë të ushtrisë iraniane kanë mbetur të vrarë gjatë sulmeve ajrore.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat shtetërore iraniane, të cituara nga Reuters, të cilat raportojnë se viktimat janë pjesëtarë të forcave të armatosura iraniane.
Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë rifillimin e bllokimit të anijeve që hyjnë dhe dalin nga portet e Iranit, sipas një zyrtari amerikan, që foli për Fox News.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi nga Ankaraja se po konsideron vendosjen e një bllokade vetëm për Iranin në Ngushticën e Hormuzit.
Një masë e tillë do të rriste ndjeshëm tensionet në rajon dhe do të ndikonte në qarkullimin ndërkombëtar të naftës.