Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë të mesme në Bavari të Gjermanisë, ku një adoleshent 16-vjeçar dyshohet se ka sulmuar persona brenda ambienteve të institucionit arsimor.
Ngjarja ka ndodhur në liceun “Welfen-Gymnasium”, në qytetin Schongau. Sipas autoriteteve lokale, i dyshuari është arrestuar nga policia menjëherë pas incidentit.
Nga sulmi kanë mbetur të plagosur disa persona, ndërsa dy vajza raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Numri i saktë i të prekurve ende nuk është bërë publik, por mediat gjermane raportojnë se bëhet fjalë për më pak se dhjetë persona.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivin e sulmit, mënyrën se si 16-vjeçari ka siguruar armën dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje./ Zoom.al
39-vjeçari merr peng vëllanë dhe shokun e tij në Tiranë/ Sulmon edhe policinë, detajet
