Aplikacion
Një palë atlete të bardha të kryeministrit Edi Rama u kthyen në një nga detajet më të komentuara në samitin e NATO-s në Ankara.
Gjatë fotos familjare të liderëve të Aleancës, veshja e Ramës, kostumi zyrtar i kombinuar me atlete të bardha, tërhoqi vëmendjen e kamerave.
Në një moment gjatë eventit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u pa duke i drejtuar vëmendjen presidentit amerikan Donald Trump te atletet e kryeministrit shqiptar, në një shkëmbim që u interpretua si një moment humori mes liderëve.
Por çfarë ra në sy tjetër ishte reagimi injorues i Donald Trump. Ky i fundit vetëm i hodhi një shikim dhe nuk i dha rëndësi veshjes së kryeministrit, i cili vazhdimisht është përpjekur të tërheqë vëmendjen me atletet e tij, por këtë herë pa sukses.
Rama ka zgjedhur edhe më herët të shfaqet në skena ndërkombëtare me një stil të pazakontë për protokollin klasik diplomatik, duke e kthyer veshjen në një pjesë të identitetit të tij publik./ Zoom.al
39-vjeçari merr peng vëllanë dhe shokun e tij në Tiranë/ Sulmon edhe policinë, detajet