Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 39-vjeçar përfundoi në prangat e policisë pasi dyshohet se mbajti me forcë në banesën e tij vëllanë dhe një shok të këtij të fundit, duke i kanosur.
Sipas Policisë, pas marrjes së njoftimit, shërbimet ndërhynë menjëherë në vendngjarje.
Në momentin e mbërritjes së efektivëve, 39-vjeçari dyshohet se hodhi sende të ndryshme nga dritarja e banesës dhe refuzoi t’u bindej urdhrave të punonjësve të Policisë për të dalë nga banesa.
Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, ai u vu në pranga.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.
Incident në kufirin e Qafë Thanës/ Ndalohen katër deputetë, dyshohet se dë të vinin në protestë