zoom

Bota

Përshkallëzohen tensionet, SHBA godet mbi 80 objektiva iraniane pas sulmeve ndaj cisternave të naftës në Ngushticën e Hormuzit

Përshkallëzohen tensionet, SHBA godet mbi 80 objektiva iraniane pas sulmeve ndaj cisternave të naftës në Ngushticën e Hormuzit

SHBA nisur sulme të fuqishme ndaj Iranit në përgjigje të sulmeve ndaj tre cisternave të naftës në Ngushticën e Hormuzit.

Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) tha se kishte goditur më shumë se 80 objektiva, duke përfshirë mbi 60 anije të vogla të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Media shtetërore iraniane raportuan se sulmet kishin goditur ishullin Qeshm, Bandar Abbas dhe Sirik, duke plagosur disa njerëz.

Në orët e para të së mërkurës, IRGC informoi se ishte përgjigjur me sulme hakmarrëse ndaj bazave ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt.

Muajin e kaluar, Teherani dhe Uashingtoni ranë dakord për një memorandum mirëkuptimi prej 14 pikash, i cili synonte zgjatjen e armëpushimit dhe përfundimin e konfliktit “në të gjitha frontet”.

Postime të lidhura