Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë, pasi pesë persona kanë humbur jetën gjatë disa të shtënave me armë zjarri në qytetin Stade, në pjesën veriore të vendit.
Sipas informacioneve nga autoritetet gjermane, policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje pas raportimeve për të shtëna, ndërsa operacioni i forcave të sigurisë ka çuar në arrestimin e dy personave. Njëri prej tyre dyshohet se ka marrë pjesë drejtpërdrejt në sulm.
Forca të shumta policore dhe ekipet e emergjencës kanë rrethuar zonën për të garantuar sigurinë dhe për të mbledhur provat që do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi identitetin e viktimave apo të të arrestuarve.
Hetuesit po punojnë për të përcaktuar motivet e sulmit, të cilat mbeten ende të paqarta./ Zoom.al
Pas dorëheqjes/ A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?
