zoom

Bota

U nxorr së bashku me foshnjën 18 ditëshe nga rrënojat pas tërmetit, nëna rrëfen tmerrin: Si arrita të mbijetoja

U nxorr së bashku me foshnjën 18 ditëshe nga rrënojat pas tërmetit, nëna rrëfen tmerrin: Si arrita të mbijetoja

Një nënë u nxor nga rrënojat e shtëpisë së saj të rrënuar në Venezuelë me foshnjën e saj 18-ditëshe. Për BBC ajo si djali i saj e ndihmoi të shpëtonte.

Dayana Patino rrëfeu se i biri Juan David, i dha asaj “motivimin për të qëndruar zgjuar dhe vigjilente”.

“Për sa kohë që ai ishte gjallë, edhe unë do të isha gjallë. Herë pas here i prekja hundën për të parë nëse ai ende merrte frymë”, tha ajo.

Pamjet e shpëtimit janë shpërndarë në të gjithë botën, me Juan Davidin që është bërë një simbol shprese në Venezuelë, e cila është shkatërruar nga tërmetet që goditën vendin të mërkurën, duke vrarë të paktën 1,450 njerëz.

Në një spital në kryeqytetin venezuelian, Karakas, Dayana tregoi për BBC-së orët e tmerrshme që kishte kaluar nën tokë, duke mbajtur pranë djalin e saj të vogël dhe duke u lutur që të shpëtoheshin.

Ajo kishte qenë duke larë enët në apartamentin e saj në katin e tetë në rajonin bregdetar verior të La Guaira kur ranë tërmetet. Menjëherë nxitoi të përkëdhelte djalin e saj të vetëm, duke menduar se do të ishte “vetëm një dridhje e lehtë”.

“Ndjeva sikur po fluturoja. Pas kësaj, ndjeva sikur po fundosesha në ujë dhe dhe, dhe pastaj rashë në gropën ku mbeta. Nuk e di se si nuk e lëshova fëmijën tim nga duart sepse po fluturoja. U shtypa pas mobiljeve”, tha ajo.

Menjëherë, ajo tha se filloi të bërtiste, por shpejt e kuptoi se askush nuk mund ta dëgjonte.

“I thashë vetes se nuk do ta humbas energjinë time, do të bërtas kur të jetë e nevojshme, kur të dëgjoj zëra ose hapa afër,” tha ajo.

Duke shtuar: “Nuk e di si e ruajta qetësinë kaq të madhe sepse këmba ime e majtë ishte bllokuar nën beton. Nuk mund të lëvizja. Tëmthat më ishin shtypur.”

Ajo tha se kuptoi që do të shpetonte pasi dëgjoi vëllain e saj duke i thirrur emrin.

“I thashë vetes, ky është shansi im i vetëm. Bërtita ‘jam këtu’ me gjithë fuqinë time, dhe ai tha ‘Të gjeta dhe të premtoj se nuk do të largohem derisa të të nxjerr jashtë’.”

Postime të lidhura