Aplikacion
Të paktën 32 persona kanë vdekur dhe rreth 700 të tjerë janë plagosur pasi Venezuela u godit nga dy tërmete të fuqishme.
Një tërmet me magnitudë 7.2 goditi rreth 160 km (100 milje) në perëndim të kryeqytetit Karakas, i ndjekur më pak se një minutë më vonë nga një tjetër tërmet me magnitudë 7.5.
Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez deklaroi se të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe 700 të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve të forta dhe dhjetëra lëkundjesh pasuese që shembën ndërtesa në Karakas dhe vende të tjera.

“Dhjetëra ndërtesa janë shembur dhe aktualisht po kryejmë përpjekje shumë intensive për të shpëtuar sa më shumë jetë që Zoti na lejon”, tha ajo.
“Gjithashtu dua të them se kjo është një tragjedi e vërtetë. Nga këtu, ne dërgojmë mesazhin tonë të solidaritetit dhe familjeve që kanë humbur të dashurit tanë, riafirmojmë ngushëllimet dhe mbështetjen tonë në këto orë të vështira.”

Ajo tha se ekipet e shpëtimit nga vende të tjera do të mbërrijnë në orët në vijim dhe falënderoi udhëheqësit, përfshirë Trumpin.
USGS, duke përdorur modelimin parashikues për të vlerësuar numrin e viktimave, informoi se ka shumë të ngjarë të arrijë në mijëra, me një probabilitet të konsiderueshëm për të tejkaluar 10,000.


