zoom

Bota

Krim brenda familjes, 62-vjeçari vret gruan dhe djalin

Krim brenda familjes, 62-vjeçari vret gruan dhe djalin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në provincën e Luccas në Itali, ku dy persona humbën jetën brenda banesës së tyre.

Sipas informacioneve paraprake, një 63-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten 52-vjeçare dhe djalin e tyre 24-vjeçar gjatë një konflikti që ndodhi në ambientet e shtëpisë.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar shërbimet e emergjencës dhe forcat e rendit, pasi kanë dëgjuar zhurma.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë policia dhe ekipet mjekësore të emergjencës, të mbështetura edhe nga një helikopter shpëtimi. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve, dy personat nuk mundën të mbijetonin.

Autoritetet kanë shoqëruar të dyshuarin, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat dhe motivet që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Banorë të zonës kanë deklaruar se familja kishte mosmarrëveshje kohët e fundit./ Zoom.al

Postime të lidhura