Aplikacion
Moti i keq ka përfshirë pasditen e sotme qytetin e Elbasanit, ku reshjet intensive të shiut kanë krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.
Rrebeshet e forta që goditën zonën brenda një kohe të shkurtër ulën ndjeshëm shikueshmërinë dhe detyruan drejtuesit e mjeteve të lëvizin me kujdes të shtuar. Në disa segmente rrugore është konstatuar ngadalësim i qarkullimit për shkak të sasisë së madhe të ujit të grumbulluar.
Ndërkohë, kushtet e paqëndrueshme atmosferike janë shoqëruar edhe me shkarkesa elektrike në disa zona të qarkut të Elbasanit, sidomos në Parkun Kombëtar të Shebenikut, si edhe në zonat e Sopotit, Polisit, Xhyrës, Dardhës dhe Spatharit.
Ndërkohë, në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër, një tufë bagëtish u goditu nga rrufeja, duke ngordhur në vend./ Zoom.al
Evropa nën “pushtetin” e vapës, temperatura ekstreme edhe në korrik
