Aplikacion
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në aksin Fier–Seman, pranë fshatit Fermë Çlirim, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e mjeteve kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar menjëherë me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime nga spitali bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pas njoftimit për ngjarjen, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e përplasjes./ Zoom.al

