Aplikacion
Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit do të vijojnë të mbeten prezentë edhe në fund të muajit qershor. Sipas meteorologëve, masa ajrore e nxehtë me origjinë nga Afrika e Veriut do të ndikojë në kushtet atmosferike të Shqipërisë të paktën deri në fundjavë.
Sipas parashikimeve, temperaturat maksimale në zonat e ulëta do të arrijnë deri në 35-36 gradë Celsius, duke shënuar vlera disa gradë mbi mesataren klimatike të muajit qershor.
Ndër qytetet që pritet të përjetojnë temperaturat më të larta renditen Tirana, Shkodra, Elbasani, Fieri dhe Berati.
Përveç temperaturave të larta gjatë ditës, edhe orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit do të mbeten të ngrohta. Vlerat minimale nuk pritet të zbresin nën 21 gradë Celsius.
Ndërkohë, në zonat malore dhe kodrinore gjatë ditëve në vijim mund të shfaqen reshje të izoluara shiu dhe shtrëngata lokale, por pa sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave./ Zoom.al