Aplikacion
Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, u shfaq i qetë dhe optimist pas fitores ndaj Austrisë, ndeshje në të cilën realizoi dy gola dhe vazhdoi të shkruajë histori në Kupën e Botës.
Pas takimit, ylli argjentinas foli për atmosferën brenda skuadrës, duke theksuar se harmonia dhe marrëdhënia mes lojtarëve janë çelësi i suksesit të kampionëve të botës.
“Ne kënaqemi kur luajmë së bashku. Kjo është forca jonë. Kemi krijuar një grup të bashkuar që e shijon futbollin dhe dëshiron të fitojë”, u shpreh Messi.
Sulmuesi argjentinas vlerësoi edhe mbështetjen e tifozëve, duke theksuar se skuadra ndien përgjegjësi ndaj njerëzve që e ndjekin dhe e mbështesin në çdo ndeshje.
Sipas tij, pavarësisht suksesit të arritur në të kaluarën, Argjentina vazhdon të ketë uri për trofe dhe nuk e konsideron të përfunduar misionin e saj.
Messi deklaroi se skuadra nuk është e fokusuar te rivalët, por te paraqitjet e saj në fushë, duke theksuar se ekipi po e merr turneun ndeshje pas ndeshjeje.
Kapiteni foli edhe për jetën personale, duke vlerësuar rolin e familjes në karrierën e tij. Ai tha se fëmijët e tij tashmë e kuptojnë më mirë çfarë përfaqëson futbolli dhe rëndësinë e arritjeve të tij.
“Kam një grup të shkëlqyer shokësh skuadre dhe jam shumë mirënjohës. Fëmijët e mi tani e kuptojnë më mirë çfarë po ndodh. Pa familjen time, Antonelën, fëmijët dhe babain tim, nuk do të kisha arritur këtu”, tha ai.
Ai u ndal edhe te karriera e gjatë që ka ndërtuar, duke u shprehur mirënjohës për gjithçka ka arritur, ndërsa la të kuptohet se ende nuk mendon t’i japë fund futbollit.
“Ka qenë një karrierë e gjatë, me gjëra të bukura dhe të vështira. Jam mirënjohës për gjithçka. Por ende nuk ka mbaruar…”, u shpreh ai./ Zoom.al
Masakër në Kanionin e Erzenit: Varroset përfundimisht një nga perlat natyrore të Tiranës