zoom

Aktualitet

Masakër në Kanionin e Erzenit: Varroset përfundimisht një nga perlat natyrore të Tiranës

Masakër në Kanionin e Erzenit: Varroset përfundimisht një nga perlat natyrore të Tiranës

Një nga destinacionet më të bukura natyrore të Tiranës, Gryka e Skoranës në Kanionin e Erzenit, është dëmtuar rëndë dhe, sipas banorëve dhe vizitorëve të zonës, është varrosur përfundimisht nga aktiviteti i firmave ndërtuese.

Kanioni i Erzenit duket se po përjeton të njëjtin fat si Kanioni i Brarit, i cili u zhduk disa vite më parë, kur inertet e punimeve të Rrugës së Arbrit u hodhën brenda kanionit.

Siç e tregojnë pamjet, Kanioni i Erzenit, që ka qenë një vend që frekuentohej nga qytetarët për të shijuar natyrëm dhe për t’u larë në ujërat e lumit, është fshirë praktikisht nga harta turistike e kryeqytetit.

Kjo masakër mjedisore vjen në një kohë kur qindra protestues dalin çdo ditë para Kryeministrisë për të kërkuar mbrojtje të zonave mjedisore në Shqipëri, pas rastit të Zvërnecit, por duket se qeveria e ka veshin të shurdhët./ Zoom.al

Postime të lidhura